Futboll

Drita sërish nuk ia del me rusët

FC Drita sërish është përballë me një ekip rus në miqësore dhe sërish ka pësuar humbje, kësaj radhe ndaj ekipit Chayka me rezultat 2:3.

Ishte kjo një ndeshje e luftuar në fushë, kurse punën të dy ekipeve ia ka vështirësuar shiu, i cili ka rënë pandërprerë.

Në këtë ndeshje, trajneri i Dritës, Ardijan Nuhiu pati mundësinë që të shoh formën e shumicës së lojtarëve.

Në ndeshjen e radhës, FC Drita do të përballet me ekipin nga Ukraine, Vorskal Poltava.

You Might Also Like