LAJME

Lum Jerliu e Olt Ymeri shumë të suksesshëm në garat e matematikes

Dy nxënës të klasave të dhjeta të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme ne garat e matematikës, duke u radhitur

Lum Jerliu nga klasa e X-4 ka zënë vendin e dytë në Olimpiadën Matematike të Kosovës në garat që janë mbajtur në Prishtinë.

Ai ka theksuar se për një periudhë të gjatë kanë bërë një punë të madhe vetëm e vetëm që të arrihen rezultate.

“Kisha përkrahjen e mësimdhënësit tim të matematikës Armend Limoni, si edhe të tërë shkollës dhe për mua kjo ishte një garë sfiduese në një konkurrencë të madhe, por që ia dola që me sukses të përballojë këtë sfidë”, ka theksuar nxënësi Lum Jerliu.

Edhe Olt Ymeri nga Gjimnazi Natyror Xhavit Ahmeti, ka thënë se nuk e kishte pritur që do të radhitet ndër të parët, shkaku i angazhimeve në shkollë, por që me qenë se e do shumë matematikën, ai ia ka dalë në këtë garë të radhitet në vendin e tretë.

Olti do të dëshironte shumë të arrijë suksese dhe të futet në ndonjërin nga universitetet prestigjioze pse jo edhe jashtë vendit dhe beson se në garat që do të mbahen të shtunën tjetër, njëri nga nxanësit tona do t’ia dalë që të marrë pjesë në Olimpiadën Botërore të Matematikës.

Armend Limoni, mësimdhënës i matematikës në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, thekson se këta dy nxënës janë shumë të përkushtuar dhe se gjithnjë kanë patur një interes të veçantë për matematikën. Sipas tij, këto suksese e bëjnë krenarë jo vetëm shkollën ku ata mësojnë, por edhe tërë Gjilanin dhe beson se edhe në garat në vijim ata do të arrijnë rezultate të mëdha.

Edhe Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, thotë se po dëshmohet se kjo shkollë është shumë e suksesshme, ngase nuk shkon javë që të mos arrihen rezultate shumë të mira në garat e ndryshme. Sipas tij, këtë dy nxënës, por edhe nxënësit tjerë do të përkrahen në sukseset e tyre dhe se shkolla është e gatshme t’u ofrojë hapësirën e duhur këtyre nxënësve, që janë krenaria e shkollës.

You Might Also Like