as një sëmundje të rënd dhe të gjatë ka vdekur sot në moshën 74 vjeçare, Hamit Aliu, kryetari i Ansamblit, “‘Bajram Curri” dhe një valltar me emër i kësaj ane.
Në vitin 1970 së bashku me një grup entuziastësh të këngëve dhe valleve burimore të kësaj ane të Karadakut të Gjilanit, themeluan Ansamblin e Folklorit Burimor “Bajram Curri” në fshatin Shurdhan.
Hamit Aliu, valltar, u zgjodh Kryetar i Kuvendit të këtij Ansambli.
Ai ishte një valltar i njohur i cili i mbeti besnik ansamblit deri më sot.
Ansambli në themelim kishte seksionin e valleve, këngëve, orkestrinën dhe grupin e lojërave dimërore, të barinjve dhe të fëmijëve.
Si valltar i dalluar, Hamit Aliu njihet për kontributin e dhënë për arritjen e sukseseve të ansamblit.
Ky Ansambël, prej themelimit e deri më tash, ka prezantuar folklorin burimor të kësaj pjese të Kosovës, në gjithë Kosovën, në territorin e ish-Jugosllavisë, në Ballkan e më gjerë.
Krejt këto suksese të këtij ansambli padyshim që kanë vulën e kontributit edhe të të ndjerit Hamit Aliu.
Sipas familjarëve, varrim i tij ndjerit bëhet nesër me drekë në Shrudhan (12:00).