Futboll

Drita mposht Gjilanin në kryendeshjen e juniorëve

Drita ka triumfuar në derbin e xhiros së 23-të në Superligën e Juniorëve, derisa e ka mposhtur Gjilanin në derbi lokal me rezultat minimal 1-0, raporton Gazetasheshi.com.

 

Djelmoshat e Genc Sermaxhajt kanë marrë fitoren e dytë në këtë edicion në derbi lokal dhe kanë bërë një hap tejet të rëndësishëm në garën për titullin kampion.

Yll Ibrahimi ishte golashënuesi i vetëm i kësaj ndeshje, derisa me një goditje të saktë nga gjuajtja e lirë realizoi për t’i dhënë ‘bardhekaltërve’ fitoren e 14-të sezonale.

Goli i Ibrahimit:

Lojtës Videosh
 
 
 
00:00
 
00:15
 
 

Duhet theksuar se Drita nga minuta e 42-të e lojës mbeti me dhjetë futbollistë në fushën e lojës, për shkak se sulmuesi Artiol Rexha u ndëshkua me karton të kuq.

Përkundër rasteve që patën dy skuadrat në këtë takim, portat më nuk u prekën dhe kjo falë intervenimit të ‘gardianit’ Olti Ismajli, i cili e shpëtoi Dritën në disa raste.

Ndeshja ishte tejet interesante dhe u ndoq nga një numër i madh i tifozëve, të cilët krijuan atmosferë të zjarrrtë, madje edhe duke hedhur tymuese në fushën e lojës.

Drita me këtë fitore ngritet në kuotën e 48 pikëve, ndërkohë që Gjilani mbetet me 52 në kreun e tabelës.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like