Rastin e parë më të mirë në pjëslojën e parë e pati Trepça ’89, kur Muhamed Darvish e shërbeu Muharrem Jasharin e ky gjuajti me të parën në këndiun e epërm të majtë të Faton Malokut, i cili e priti topin me dorë dhe e dëboi jashtë vijës fundore.
Drita gjuajtjen e parë e pati në minutën 39, kur Vucaj gjuajti nga largësia, kurse portieri Tofiloski bukur intervenoi.
Në minutën 43, Faton Maloku, portier i Dritës ka shpëtuar gol të sigurt, ngase pas pasimit të Muharrem Jasharit, Adenis Shala, i vetmuar para portierit Maloku, nuk arriti t’a mposht atë, ngase kur ai gjuajti në anën e djathtë, Maloku intervenoi për mrekulli.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Drita kërkoi penalti, ngase Mashau në brendi e rrëzoi Alidemën. Gjyqtari jo që nuk dha penalti, por e ndëshkoi me karton të verdhë sulmuesin e Dritës.