Shkruan: Linda Fazliu
Pandemia e shkaktuar nga virusi Korona, ka krijuar situata të reja dhe ka kërkuar fleksibilitet të paparë më herët në shoqëri. Kjo dukuri e ka çrregulluar procesin edukativo-mësimor. Padyshim se të prekur nga kjo situatë gjenden edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, të cilët në bashkëpunim me akterë të tjerë, vullnet të lirë dhe vetëdije kolektive, të enjten, me 29 Prill 2021, realizuan debatin me temën “Ndikimi i pandemisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie”.
Ky debat i këtij formati, u mbajt për herë të parë në shkollën tonë dhe jo vetëm dhe u finalizua si pasojë e përgatitjes disa javore të mësimdhënësve dhe nxënësve, të cilët paraprakisht u angazhuan edhe në hulumtime online dhe në terren.
Debati gjithëpërfshirës mbi ndikimin e pandemisë reflektoi avantazhet dhe disavantazhet në procesin edukativo-mësimor. Të gjithë hisedarët për herë të parë në një tryezë diskutimi, shfaqën dhe diskutuan mbi sfidat dhe vështirësitë që secili prej tyre ka pasur dhe vazhdon të ketë për shkak të pandemisë si dhe përgatitjet që duhet t’i bëjmë në vazhdim që të kalojmë këtë sfidë sa më lehtë dhe me sa më pak pasoja. Debati u përfundua me sugjerime dhe rekomandime se si së bashku të tejkalohen sfidat gjatë rrugëtimit të përbashkët në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Suksesi i kësaj tryeze diskutimi u shpërfaq në veçanti kur nga perspektiva të ndryshme u konsoliduan qëndrimet e përbashkëta të tejkalimit të ngecjeve të shkaktuara nga pandemia.
Debati u organizua nga mësimdhënësit: Lindita Fazliu, Kujtesë Salihu-Keka, Teuta Hoxha-Morina, Vjollca Syla, dhe Pajtim Rashiti dhe u udhëheq nga dy nxënës të shkollës sonë, Viola Maksuti dhe Malsor Abdyli.
Ky debat është mbështetur nga drejtoria e shkollës dhe programi Asset dhe erdhi si rezultat i një hulumtimi qe ishte bërë më herët me mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës sonë si dhe një diskutim të nxënësve që ishte organizuar nga Klubi i Anglishtes me teme “Ndikimi i pandemisë në mësimnxenie”.
Falënderojmë të gjithë të pranishmit ne debat, veçanërisht përfaqësuesen nga Ministria e Arsimit, Znj. Habibe Buzuku, përfaqësuesen nga ASSET, Znj. Valmira Haxhaj Gushlla, përfaqësuesit nga DKA, drejtorinë e shkollës si dhe të gjithë nxënësit e pranishëm. Një falënderim të veçantë për penalistët: 1. Drejtori i DKA-së, Z. Nazim Gagica; 2. Zyrtarja për shkollat e mesme, Znj. Majlinda Marku-Hoxha; 3. Drejtori i Gjimnazit Natyror, Z. Bekim Mustafa; 4. Zv. i Gjimnazit Natyror, Z. Agim Asllani; 5. Përfaqësues i këshillit të prindërve, Z. Muhamet Halili; 6. Psikologia e shkollës, Znj. Festa Demiri; 7. Znj. Dinore Kastrati, profesoreshe e Gjimnazin Natyror; 8. Z. Enver Rexhepi, profesor në Gjimnazin Natyror; 9. Z. Saud Rrahmani, profesor në Gjimnazin Natyror; 10. Z. Ilir Kastrati, profesor në Gjimnazin Natyror.