Gjatë 24 orëve të fundit 23 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 424 raste të reja pozitive me këtë virus.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin 24 orësh.
Sipas njoftimit të MSH-së në 24 orët e fundit janë shëruar 1324 qytetarë.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës.
Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 8.270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 23 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582.
Në total numri i rasteve aktive është 17.625.