Pas më shumë se dy muaj mungese, dy vëllezërit Keita Aziz Lanzane dhe Keita Razak Lanzane i janë rikthyer stërvitjeve nga kjo e martë.
Dy vëllezërit nga Bregu i Fildishtë kishin shprehur dëshirën që të largohen por që ata ishin nën kontratë me klubin kuq e bardhë nga Gjilani. Vëllezërit Aziz dhe Razak për disa sezone kanë qenë lojtarë të Gjilanit dhe kishin dhënë kontributin e tyre në sukseset e FC Gjilani, i cili para dy sezoneve kishte garuar nga UEFA Cup, ku ishin eliminuar në xhiron e dytë nga ekipi qipriot Apoel.
Mirëpo, këtë stinor ata pos në fazën përgatitore nuk ishin paraqitur në asnjë ndeshje dhe një pjesë të kohës as nuk kanë stërvitur, duke u ankuar në lëndime, mungesën e familjes, por edhe në gjëra të tjera si problemet me dokumentacionin.
Kryelajmi.com