Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje me futbollistin Bleart Tolaj, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes kuqebardhë.
Sulmuesi i bashkohet klubit tonë për të forcuar repartin ofensiv, duke sjellë cilësi, përvojë dhe ambicie për objektivat e skuadrës në edicionin 2026/27.
Të gjithë në Sport Club Gjilani i urojmë Bleartit mirëseardhje dhe suksese me fanellën kuqebardhë. Jemi të bindur se me punë, përkushtim dhe mbështetjen e tifozëve tanë, ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të klubit.


Mirë se erdhe, Bleart!





