Gjilan

Norvegjia konfirmon angazhimin dhe mbështetjen për Gjilanin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim informues ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, i cili vizitoi këtë komunë për t’u njohur nga afër me zhvillimet e përgjithshme.

“Unë e njoftova lidhur me zhvillimet dhe interesat që ka Komuna e Gjilanit. Me këtë rast e falënderova ish-ambasadorin Brathu dhe tash ambasadorin Sjaastad për mbështetjen e Ambasadës ndaj qytetarëve të komunës sonë, ndaj të rinjve e të rejave. Norvegjia ka një peshë dhe rol të veçantë dhe një anagazhim e interesim serioz sa i përket komunës sonë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërkohë, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen e ngrohtë dhe për bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur.

Sjaastad, përveç tjerash, ka konfirmuar mbështetjen Ambasadës së Norvegjisë për qytetarët e Gjilanit edhe në të ardhmen.

Përndryshe, në takim ka marrë pjesë edhe Besnik Tahiri, drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale.

You Might Also Like