Gjilan

Haziri: I prekur thellësisht me ndarjen nga jeta të ndërmarrësit të njohur të Gjilanit, Selim Aliu

I prekur thellësisht me ndarjen nga jeta të ndërmarrësit të njohur të Gjilanit, Selim Aliu.
Selimi ka qenë shembulli i një kryefamiljari e një gjilanasi. Ai nuk ka pritur, por ka ecur, ka hapur shtigje në ditë të vështira, ka ngritur familjen e tij, ka punësuar shumë njerëz dhe vula e tij e ndërtimit të qytetit sot është është e pashmangshme.

Për këto 30 vitet e fundit, me kompaninë e vizionin e tij, Selim Aliu ka lënë gjurmë në ndërtim, zhvillim dhe prosperitet të qytetit tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Aliu, shokëve, miqve e farefisit. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!

You Might Also Like