Në prag të ndeshjes së 20-të kampionale, FC DRITA – KF Llapi klubi ynë ka mbajtur konferencë për media, ku edhe u diskutua për përgatitjet rreth këtij takimi dhe pritshmëritë.
Kryetrajneri ynë, Ardian Nuhiu theksoi se FC DRITA është e gatshme dhe e përgatitur për të marrë më të mirën.
“Nesër na pret një ndeshje realisht shumë e fortë me një kundërshtar të vështirë, ngase nëse shohin ecurinë e tyre në dhjetë ndeshjet e fundit janë ndër më të mirët. Jemi munduar t’i analizojmë, kanë skuadër të mirë dhe rezultatet e tyre të deritanishme nuk janë të rastësishme. Skuadra jonë është gati dhe më gëzon fakti që të gjithë futbollistët janë mirë me shëndet dhe kemi marrë të gjitha masat se si ta gjejmë rrugën që ta kalojmë këtë pengesë, realisht mjaft të vështirë. Kemi futbollistë kualitativ, për të cilët shpresoj që nesër të shprehen në terren dhe të tregojnë e të marrin më të mirën. Të gjithë janë të gatshëm për të performuar në një ndeshje të madhe, e cila mendoj se është e tillë”, ka thënë trajneri Nuhiu.
Kurse, futbollosti Ilir Blakçori vlerësoi skuadrën kundërshtare, por tha se DRITA do ta jap maksimumin për një ndeshje të madhe.
“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Llapi ka një ekip cilësore me lojtarë të dëshmuar në Superligë. Do të mundohemi t’i kryejmë detyrat ashtu si edhe kemi punuar gjatë tërë javës. Jemi të përgatitur dhe të freskët edhe nga faza përgaitore, e cila ma ka ndihmuar shumë. Kemi analizuar kundërshtarin dhe do të mundohemi t’i shfrytëzojmë ato pika më të dobëta që mund të na krijohet hapësira gjatë lojës. Shpresoj që të japim maksimumin dhe të marrim rezultat pozitiv në një ndeshje të madhe e derbi si kjo ”, deklaroi Blakçori.
Trajneri i DRITËS, Nuhiu njoftoi se për ndeshjen e nesërme janë të gatshëm të gjithë futbollistët, përveç Muharrem Jasharit, i cili po ankon nga një shqetësim jo serioz.
Ndeshja FC DRITA – KF Llapi zhvillohet të shtunën, ora 13:00 në stadiumin “Selami Osmani – BEZI”, Gjilan.
Konferencën e plotë mund ta ndiqni në faqen zyrtare të klubin në Facebook, https://fb.watch/bfpgUVUY-w/
FC DRITA