Futboll

Gjilani humb tri pikë në lojën shtesë

Gjithëcka po ecte mirë për Gjilanin, ishin në përparësi me dy gola dhe sigurt po marshonin drejt fitores, por në fund ndodhi përmbysja dhe ndeshja përfundoi baras.

Fillimisht në minutën 20, pas një degazhimi të portierit Ymeri, Blerim Krasniqi iu shmang mbrojtjes së Prishtinës dhe shënoi gol, por pas intervenit të si sistemit VAR goli u anulua, pasi që Krasniqi kishte luajtur me dorë.

Tre minuta më pas, sërish pas shikimit në VAR gjuqtari dha penalti, ngase një mbrojtës i Prishtinës kishte luajtur me dorë në brendi. Gerhard Progni ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë dhe shënoi për 0:1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesëlojën e dytë Gjilani shënoi edhe një herë kësaj radhe pas një harkimi nga këndi, kur Progni harkoi nga e djathta dhe Arbër Prekazi qëlloi topin me kokë, i cili u përplas në anën e djathtë të portës vendase.

Katër minuta më pas, pra në minutën 69 për Prishtinën shënoi Zyba, por goli u anulua pas Sadam i Prishtinës kishte luajtur me dorë në brendi të zonës.

Prishtina arriti të ngushtojë rezultatin në 1:2 në minutën 80, kur nga afërsia Otto John nguliti topin në rrjetë. Ndaj të njëjtit lojtarë në minutën e parë shtesë të lojës u shkaktua një ndërhyrje të palajueshme, të cilën e dha Krasniqi i vendësve që qëlloi anën e djathtë të portës, e cili mbeti e pa mbuluar nga portieri Arion Ymeri dhe ekipet u ndan baras 2:2.

You Might Also Like