Gjilan

Kryetari Alban Hyseni pret në takim një delegacion të Rotary International për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë

Kryetari Alban Hyseni pret në takim një delegacion të Rotary International për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë

Gjilan, 28 shkurt 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani – Buca dhe drejtori i Spitalit të Përgjithshëm dr. Arsim Emini, ka pritur në takim një delegacion të Rotary International.

Në këtë takim është diskutuar për format e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

“Mundësitë e bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare janë një nga synimet tona, për të garantuar përfitime në të gjitha fushat për Gjilanin që duam të ndërtojmë. Rotary International, është një nga këto organizata, të cilën e mirëpritëm sot.

Së bashku, diskutuam për format konkrete të ndërveprimit mes nesh, si ai në fushën e shëndetësisë, ku do mundësohej dërgimi i shërimit të fëmijëve në Indi, për kura të sëmundjeve të ndryshme. Së shpejti, do të bëjmë të ditura modalitetet se si do jetësohet kjo mundësi dhe mënyrat e përfitimit nga shkalla e tyre e përgatitjes dhe metodat e tyre të avancuara mjekësore.

Bashkëpunime të tilla, na vlejnë gjithashtu për të marrë sa më shumë edhe nga eksperienca e tyre dhe krijimin e terrenit për projekte të tjera të rëndësishme”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

You Might Also Like