Është mbyllur koha e rregullt e ballafaqimit të vlefshëm për Kupën e Kosovës në Futboll ndërmjet Besës së Pejës dhe Dritës së Gjilanit. Pas 90 minutave lojë, rezultati është i barabartë me rezultat 1:1, andaj ndeshja duhet të shkojë në vazhdime, dy herë nga 15 minuta. Nëpër fushën e mbuluar me borë, e cila ra gjatë tërë ndeshjes, të parët në epërsi kanë kaluar vendësit nëpërmjet Diar Miftarit në minutën 43, i cili ka shfrytëzuar një harkim nga këndi dhe me kokë dërgoi topin në portën e zbraztë, ngase Latifi e kishte lëshuar atë.
Drita pjesën tjetër të lojës ka sulmuar më shumë, por një gabim i lojtarit të fundit ka mundur t’i kushtojë shtrenjtë, por Kasapi i vetmuar para Latifit ka gjuajtur jashtë. Pak minuta më pas, Livoreka me një gjuajtje të saktë nga 17 metra e ka barazuar rezultatin në 1:1, duke qëlluar këndin e poshtëm të djathtë të portës së Besës.