KULTURA

Shënimi i 75- vjetorit të themelimit të SH.K.A (Shoqërisë Kulturo-Artistike)- DRITA të Gjilanit 1947

 

Shkruan: Prof. Reshat Ramadani

Pas LDB-së jeta kulturore-artistike e sportive në Gjilan e rrethinë, u zhvillua në rrethana të pavolitshme, e përcjellë me tensione represive, ideologjike, moniste, me përndjekje, burgosje e dënime drakonike, me presion për shpërngulje në Turqi e gjetiu. Këto reflektoheshin sidomos ndaj inteligjencës shqiptare e në veçanti, ndaj punëtorëve të arsimit dhe bartësve të jetës kulturore. Kjo klimë zgjati deri në Plenumin e Brionëve (IV), me rënien e A. Rankoviҫit në vitin 1966.

Pavarësisht nga rrethanat e tilla, ndihej nevoja dhe kërkohej rruga për organizim të jetës kulturore-arsimore, për të mbijetuar kombëtarisht qenia kombëtare shqiptare.

Entuziazmi dhe vullneti nuk mungonte tek njerëzit e shtresave të ndryshme të popullatës, te arsimtarët, zejtarët, nxënësit, intelektualët e profileve tjera etj. Ideja lind nga fundi i vitit 1946, kështu në pranverë të vitit 1947 u themelua SH.K.A “DRITA” me seksionet e muzikës, folklorit, dramës dhe sportit. Kryetari i parë i saj ishte Isa Iliazi e më vonë Tahir Ibrani, në kohën e të cilit kjo SH.K.A mbërrin kulmin e aktivitetit të saj. Kjo SH.K.A kultivonte program kulturor-artistik në gjuhën shqipe dhe bashkëpunonte ngushtë me SH.K.A të tjera në qytet e në veçanti me SH.K.A turke “YENI HAYAT” deri në shkrirjen e këtyre SH.K.A-ve pas një dekade aktiviteti. Ato u transformuan në një SH.K.A  me emrin “BRATSTVO” kryetar i së cilës u emërua Enver Tali.  SH.K.A “Bratstvo” organizonte programe kulturo-artistike të përziera në shqip(90%), turqisht, serbisht etj.

Kjo gjendje vazhdoi deri te një riorganizim tjetër në fillim të vitit 1967. Atëherë u emërua SH.K.A “Zenel Hajdini” me kryetar Kurtesh Ahmeti. Ajo pati strukturë të njëjtë me programe artistike në gjuhën e nacionaliteteve të vendit por me rreth 90% në shqip. SH.K.A “Zenel Hajdini” zhvilloi aktivitete evidente dhe arriti rezultate të lakmueshme jo vetëm në komunë por edhe më gjerë. Ishte pjesëmarrëse në shumë festivale të muzikës e të folklorit, si në Sarajevë, Ohër, pastaj mbajti koncerte në Shkup, Beograd etj. Rregullisht merrte pjesë në manifestimin kulturor “Takimet e Majit” që organizohej çdo vit në Gjilan që nga viti 1968 ku merrnin pjesë edhe grupe artistësh nga regjioni. Më 20.12.1995 u bë edhe një riorganizim i SH.K.A “Drita”, ku u riformua SH.K.A “Drita” me strukturë të SH.K.A “Drita” të vitit 1947 me program ekskluzivisht shqip me kryetar Nexhmedin Ymeri.

Seksioni i dramës së SH.K.A “Drita”, pas një dekade mori dimensionin e Teatrit Amator të qytetit duke vazhduar aktivitet të pandërprerë deri në ditët e sotme. Në fillim kishte shumë aktorë amatorë e më vonë edhe profesionistë duke përgatitur numër të konsideruar të pjesëve teatrale: si drama e komedi, premiera e repriza. Teatri i qytetit ishte pjesëmarrës në shumë festivale të teatrove amatore në Kosovë e jashtë saj, si në qytetin e Kullës, Trebinjës etj., e viteve të fundit edhe në Shqipëri dhe Maqedoni. Pas luftës së fundit (1999) mori statusin juridik të Teatrit profesionist (2004).

Edhe seksioni i sportit, siç është klubi futbollistik ”Drita” ka zhvilluar aktivitetin e tij sportiv në fazën e parë (1947-1952) dhe pas kësaj ka pasur një ndërprerje të aktivitetit prej 25 vitesh, deri në vitin 1977 kur riaktivizohet përsëri dhe tani vazhdon me sukses aktivitetin sportiv me të njëjtin emër “Drita”.

Gjatë periudhës 75- vjeçare, në jetën kulturore, në muzikë, folklor, dramë (artin skenik) dhe sport u dalluan shumë emra të gjeneratave dhe profesioneve të ndryshme, në radhë të parë ata të arsimit, por kishte edhe të profesioneve të tjera, amatore dhe profesionistë të artit muzikor dhe atij skenik.

Shumë nga ata që dëshmuan si aktivistë të kulturës e sportit në periudhën e hershme, u shpërngulën në Turqi e gjetiu por edhe shumë nga ata nuk gjenden më në mesin e të gjallëve.

Ja disa nga anëtarët aktiv në seksionet e cekura më lartë si dhe udhëheqës dhe organizatorë të aktiviteteve kulturore gjatë periudhës 75- vjeçare (1947-2022).

Nga Shqipëria: Halil Bejta-Lila, Abdyrrahman Hafuzi-Dura, Hasan Dylxheri-Mësuesi nga Elbasani, Behxhet Arapi nga Peja, Masar Kadiu nga Peja, Melihate Nura nga Gjakova, Isa Mula me vëllezërit  (Gjakova), Muharrem Jaha- Baca Rrem nga Gjakova, Mustafë Gërqari(Gjakova), Tahir Ibrani ngja Gjakova kryetar i SH.K.A “Drita”, prokuror i rrethit të Gjilanit e më vonë prokuror krahinor, Gurbi Shehu nga Gjakova, Enver Dukagjini nga Prizreni, Mark Kaqinari profesionist nga Prizreni.

Nga Gjilani e rrethina: Ali Buhiqi, Nijazi Fehmiu, Muharrem Shahiqi, Isa Gashi, Hasan R. Bunjaku, Enver e Zymka Tali, Rashit Fetahu-Baleci, Asllan Lubishta, Qamilbeg Gjinolli, Faruk Mustafa (tani jeton në Turqi), Babush Tali, Makfire Osmani-Uzunaliq, Makfire Deda, Enver Bekteshi, Hamdie Shala, Ibrahim Qerimi, Demush Klaiqi, Hajrie Ahmeti, Mejreme Malisheva, Ali Malisheva, Mustafë Morina, Emrush Bejta, Ramadan Agushi, Sabit Jakupi, Fahredin Bexheti, Rexhep Hajrullahu, Qenan Mahmuti, Nexhat Ibrahimi, Halit, Kurtali dhe Fatime (Tusha) Llozana, Shefqet Mustafa, Aliriza Rexhepi, Ramush Islami, Rexhep Elmazi, Ramadan Bislimi, Asllan Isufi, Hysen Latifi, Gani Gashi, Lupqa (serb nga lagjja e Balecit), Murat (fizharmonikë) dhe Sali Saliu (klarinetisit), Mustafa Latifi, Reshat Ramadani (prej vitit 1956), Jashar Jashari, Xhevdet Bunjaku, Sabedin Shahiqi, Halim Hoxha, Adush dhe Fefzi Ramadani, Enver Shahini-Enka, Xhevat Halili, Ramiz Ajvazi, Shukri Sllamniku, Sabrije Malisheva, Mirko Gashi, Hajdar Klaiqi, Hajredin Gashi, Muzafer Gjinolli, Ekrem Veseli-Kola, Nehat Sherifi, Sabit Demiri, Zenel Abedin Musatafa-Abedushi, Rexhep Maksuti, Nexhmedin Ymeri, Muharrem Sylejmani-Repqi, Ruzhdi Mehmeti, Jashar Shahiqi, Mejreme Berisha, Nuhi Matoshi, Jahi Jahiu, Adem Muji, Shpresa Vokshi-Hajdari, Selman Vokshi, Ibrahim Shabani, Zijadin dhe Rexhep Munishi, Isa Jakupi, Bajram Osmani, Bajram Behluli, Esat Shkodra, Metush Idrizi, Xhylije Maloku-Aba Xhyl, Shyhrete Ymeri, Bahrije Halimi, Naxhije Selimi, Drita Osmani, Rifat Shabani, Rrustem Jashari, Elmaze Hyseni, Remzije Idrizi-Toti, Makfire Sherifi, Mejdin dhe Fatime Mejdini, Sali Hasani, Ali Klaiqi, Hamdi Sejdiu, Sebaedin Namoni, Ymer Bllaca, Ramadan Leka, Shemsedin Shaqiri, Daut Islami, Sadete dhe Gynaje Murati, Skender Ramadani, Xhevat Ismajli (fizharmonikë), Hetem Berisha, Burhan Azizovci (fizharmonikë), Murat Ismajli (klarinetist), Zeqiria Rexhepi, Izet Kallaba, Avdi Latifi, Hajrije Morina, Sadije Dushica, Xhevahire Murtezi, Minivere Murati, Skender Pira, Halit Isufi etj.

Disa prej tyre kanë qenë të angazhuar në SH.K.A “Drita” dhe në atë turke “YENI HAYAT”.

Në përgatitje teknike kanë qenë të angazhuar: Ilmi Hasani, Vasuf Rexhepi, Faik Hetemi etj.

Në seksionin e sportit- klubit futbollistik ”Drita” (shumë aktive në ditët e sotme) që  nga themelimi qenë aktivë – Sebush Klaiqi, Ekrem Gjinolli, Jakup Karajashari, Hasan Rexhepi-Cani, Tefik Hajrullahu- Llabjani, Qazim Klaiqi, Mafak Ahmeti, Mehmet Sylë- Malisheva, Ramadan Haliti, Ramiz Hamdi  Shehu etj.

Në pamundësi që të përfshihen edhe anëtarët e tjerë kërkoj ndjesë. Hollësisht shiqo librin monografik “Gjilani- Retrospektivë kulturore… “ Botimi 2007- Gjilan, Autor prof. Reshat Ramadani.

P.s.

Sugjerojmë që Drejtoria e Kulturës si dhe organet tjera kompetente në Gjilan të merren me organizimin e shënimit të 75- vjetorit.

Të organizohet një koncert solemn muzikor, ekspozitë etj., sipas vlerësimit të organeve kompetente.

Prof.Reshat Ramadani

Gjilan             

04.04.2022

You Might Also Like