Libri

PIKË

Sadete Tërnava – Osmani
PIKË
E dua pikëshiun e verës
Edhe kur pika-pika mbushet pusi
Poaq tek dikush i bie pikës
Kur “pika të rëntë”
Ia jep kuptimin ditës
E dua edhe pikëlotin e autorit
Atë qelq me mallin evergreen
Edhe kur ndokush vërshon si lumë
“Edhe pas pikës jam unë”
Se qe pëlqej e ç’dua gjithnjë ta degjoj
Qoftë n’qejf a n’mërzi
Sentencën e jetës së vrenjtur
Ka shumë kohë
“Pikë më ka mbetur”

You Might Also Like