Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe gjithë komunitetin sportiv se ka përfunduar bashkëpunimi me Blerim Bunjakun, i cili deri më tani ka ushtruar detyrën e asistentit të parë në shtabin teknik të klubit.
Klubi e falënderon Blerim Bunjakun për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit, duke i uruar njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale dhe në sfidat e ardhshme.
Sport Club Gjilani i mbetet mirënjohës për punën dhe përkushtimin e treguar, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në vazhdim.
Zyra për komunikim,
16 Tetor, 2026





