Futboll

Kryendeshja Drita – Gjilani që u zhvillua menjëherë pas çlirimit të Gjilanit

Të përjashtuar nga Stadiumi i Qytetit në Gjilan në fillimvitet e nëntëdhjeta, pas çlirimit të Gjilanit, futbollistët e Dritës dhe të Gjilanit janë rikthyer në fushën e tyre, shkruan kryelajmi.com

Menjëherë pas luftës, në Stadiumin e Qytetit në Gjilan është mbajtur një turne futbolli në të cilin kanë marrë pjesë katër ekipe, Drita, Gjilani, Kika nga Hogoshti  dhe Uniteti nga Sadovina. Ndeshjet janë luajtur vetëm me nga një pjesë, ku pas gjysmëfinaleve të luajtura në finale janë takuar Drita – Gjilani. Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, kurse pas ekzekutimit të penaltive, Drita ka fituar me rezultat 4:3. Ndonëse nga shumëkush është vlerësuar si ndeshje miqësore, ajo nuk ka patur një karakter të tillë, por ka patur karakterin e një turneu, e pas përfundimit të ndeshjes Dritës i ka takuar Kupa kalimtare./kryelajmi.com/.

1999: Drita-Gjilani 5:4 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 4:3 për Dritën)

Kryesia, shtabi teknik dhe futbollistët e Gjilanit në ditën kur u rikthyen në Stadiumin e Qytetit
Trajnerët dhe futbollistët e Dritës në ndeshjen derbi pas çlirimit
Kapiteni i Dritës, Ismajl Rashiti, Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Skender Hoxha dhe kapiteni i Gjilanit, Blerim Sylejmani

Teksti: Kryelajmi.com

Fotot: Afrim Kqiku – Foto Fari

You Might Also Like