KRONIKË E ZEZË

Shoferi që humbi jetën në aksidentin në Pogragjë ishte punëtor i kompanisë “Riza trans”

Shoferi i cili humbi jetën në aksidentin e sotëm në Pogragjë të Gjilanit ishte punëtor i kompanisë ‘Riza trans’.

“Me dhimbje të thellë, ju njoftoj se sot në firmën tonë kemi pësuar një tragjedi, ku në një aksident me kamion kemi humbur një punëtor, mbi të gjitha një shok dhe familjar, nip të familjes, Agim Dautin.

Një mungesë e madhe si për familjen ashtu edhe për kolegët e punës.

Në emrin tim dhe të kolegëve të punës, i shprehi ngushëllimet më të thella për këtë humbje të madhe”, ka shkruar pronari i kompanisë, Riza Abdyli.

You Might Also Like