Futboll

Vllaznia shumë afër fitores, por në fund nuk pati fat

Derisa Vllaznia e Pozharanit me lojën e treguar në pjesë të parë dhe me përqëndrimin në pjesë të dytë ishte afër arritjes së fitores së dytë sezonale, ka qenë Arbnor Zeqiri i Flamurtarit të drejtuar nga Megzon Visoka, që nuk i ka lënë mysafirët të ikin me gjah të plotë në shtëpi.

Zeqiri shënoi 5 minuta para fundit të ndeshjes dhe kështu Flamurtari shpëtoi një pikë në Prishtinë, duke barazuar ndaj Vllaznisë së drejtuar nga Sallah Sherifi, Flamurtari 1-1 Vllaznia [Arbnor Zeqiri 85 – Florent Osmani 34].

Kështu Flamurtari pas 4 ndeshjeshje në Ligë të Parë Grupi B ka 5 pikë, ndërsa Vllaznia ka arritur kuotën e katër pikëve tash. Në xhiron e radhës, Vllaznia pret Arbërinë, ndërsa Flamurtari udhëton te lideri i ri, Kika.

You Might Also Like