Futboll

Kika ngadhënjen në udhëtim

Kika ka marrë kryesimin e Ligës së Parë Grupi B, duke e bërë një përmbysje të madhe në Prishtinë ndaj 2 Korrikut për të fituar ndeshjen në pjesë të dytë.

Pas epërsisë në pjesë të parë të arritur me Përparim Osmanin, 2 Korriku në pjesë të dytë ka pësuar dy herë nga ekipi mysafir për të humbur ndeshjen dhe për të mbetur pa fitore ende këtë sezon, për përfundimtaren: 2 Korriku 1-2 Kika [Përparim Osmani 28’ – Dienit Isufi 70’, Besfort Emini 81’].
Derisa Kika merr lidershipin e Ligës së Parë Grupi B me 8 pikë të tubuara pas 4 ndeshjesh, 2 Korriku është i fundit në renditje tabelare, me 1 pikë.

You Might Also Like