Futboll

Drita mposhtet në fundin dramatik

Prishtina ka marrë fitore të madhe me përmbysje ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 1-2.

Ka qenë ndeshje spektakolare në fund të saj ku Prishtina fitoi me përmbysje.

Drita mbeti me një lojtar më pak në minutën e 62 kur Rron Broja u ndëshkua me karton të kuq.

Prince Balde kaloi Dritën në epërsi në minutën e 88 pas një tollovie në zonë pêr 1-0.

Shefit Shefiti barazoi gjithçka tre minuta më vonë derisa Leotrim Kryeziu shënoi nga penalltia për 1-2.

You Might Also Like