Futboll

Valon Zymberi mendon që MKRS përsëri nuk do ta licencojë FFK-në

Federata e Futbollit të Kosovës ka miratuar Draft-Statutin e ri në Kuvendin e Jashtëzakonshëm.

Kjo gjë ndodhi për shkak të kërkesës nga Komisioni për Vlerësim dhe Licencimin të Federatave Sportive në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinsë dhe Sportit, shkruan GazetaBlic Sport.

48 vota ishin pro këtij Draft-Statuti, një votë ishte abstenuese, votim ky që mundësoi miratimin e tij. Vlen të cekët që delegatët e Dritës, Prishtinës, Trepçës ’89 dhe Gjakovës e bojkotuan votimin.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi tha se votimi i këtij Draft-Statuti nuk nënkupton licencim nga Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, kjo për faktin se ka shumë shkelje në të.

“Me keqardhje po e them që aty ka shumë shkelje dhe mendoj që MKRS përsëri nuk do ta licencojë FFK-në. Ky Draft-Statut ka shkelje dhe tendenca të jashtëzakonshme. Shkeljet aty janë bërë me qëllim. Nuk duhej të votohej si i tillë”, tha Zymberi.

You Might Also Like