Futboll

Ndërtesa e stadiumit sintetik mbushet me grafite

Ka gati dy vite që në Stadiumin e Qytetit në Gjilan nuk është zhvilluar ndonjë ndeshje e mirëfilltë futbolli e në Stadiumin me bari sintetik (te rrethi), dy ekipet e Superligës, por edhe shumë ekipe të tjera të rangjeve më të ultë e ato të kategorive të reja kanë gjetur strehë në këtë fushë, shkruan kryelajmi.com. Nëse për stadiumin e qytetit tash e sa kohë nuk po gjindet zgjidhje, edhe ai me bari sintetik sikur dikujt po i pengon. Disa, kinse si “adhurues” futbolli vitin e kaluar i vunë flaku fushës, mu para portës e cila tashti është arnuar, e sot dikush ndërtesën që mezi e ndërtuam dhe e bëmë funksionale e kanë mbushur me grafitë, në të cilën kanë shkruar “ndjenjat” e tyre. Gjithsesi se ky është një akt i shëmtuar, i cili rrezikon që edhe ajo derë e vetme që u ka mbetur klubeve gjilanase të mbyllet. Këso akte janë në dëm të futbollit dhe të atilla që i largojnë shikuesit nga tribunat, gjë e cila në futbollin gjilanas po ndodh çdo ditë, ngase në mungesë të infrastrukturës adekuate dhe kushteve jo të mira, në stadiumet tona shikues ka gjithnjë e më pak./kryelajmi.com/.

You Might Also Like