Theophilius Solomon është golashënuesi më i mirë i Gjilanit në këtë kampionat, por ai tash e sa ditë nuk është duke stërvitur me ekipin, ngase atë po e mundon një problem i kamotshëm që nga koha kur ishte lojtar i Partizanit të Tiranës.
Ndonëse nga SC Gjilani nuk është bërë publik arrestimi i lojtarit të tyre, një raport policor e ka konfirmuar rastin e një lidhje me këtë çështje kryetrajneri i Gjilanit, Zekiria Ramadani është pyetur nga gazetarët menjëherë pas ndeshjes me Trepçën ’89, të cilën Gjilani e ka fituar me rezultat të ngushtë 1:0.
“Përveç se na mungon Theophilus Solomon tek ekipi është krijuar edhe një siklet, ngase lojtari na dhimbset edhe si njeri, ngase kjo gjë po i përsëritet sa e sa herë. Ai na ka treguar për të gjitha vuajtjet që ka pasur për të njëjtën lëndë, andaj na vije keq. Ai është mungesë e madhe për ne dhe na mungon të gjithëve”, ka thënë kryetrajneri Zekirija Ramadani për lojtarin Theophilius Solomon, i cili te Gjilani arriti verën e kaluar nga Ballkani./kryelajmi.com/.