Gjilan

Komuna e Gjilanit nderon veprën heroike të dëshmorit Agim Rushiti, në 34-vjetorin e rënies

Komuna e Gjilanit nderon veprën heroike të dëshmorit Agim Rushiti, në 34-vjetorin e rënies

Gjilan, 29 mars 2023 – Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, së bashku me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe te busti i dëshmorit Agim Rushiti, në oborrin e spitalit të përgjithshëm, në 34-vjetorin e rënies.

Nënkryetarja Morina Bunjaku, e cila ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka thënë se do t’i përkujtojnë gjithmonë ata që e deshën atdheun dhe u sakrifikuan për të.

“Si çdo vit edhe këtë vit bëmë homazhe për të nderuar dhe respektuar rënien veprën heroike të Agim Rushitit, i cili ra dëshmor në vitin 1989. I përkujtojmë ata që e deshën atdheun dhe u sakrifikuan për të dhe e jemi të përkushtuar që amanetin e tyre ta bëjmë realitet, duke punuar dhe zhvilluar vendin”, ka thënë nënkryetarja Morina Bunjaku.​

You Might Also Like