Gjilan

Haziri: Në historinë e Gjilanit, komuniteti shqiptarë dhe turk janë vëllezër të një gjaku

Dita e Turqve, 23 prilli është shënuar sot në Gjilan, me një program të pasur kulturor dhe artistik, i cili filloi me intonimin e himneve të Kosovës dhe Turqisë dhe të pranishëm në këtë takim ishin kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Administratës Publike, Mahir Yakcilar, ambasadorja e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kilic, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Yıldız, komandanti i Policisë së Kosovës në Gjilan, KFOR-i dhe qytetarë të shumtë.

 

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka uruar komunitetin turk në Gjilan për festën e tyre, duke i falënderuar për angazhimin dhe përpjekjet e tyre për të ndërtuar, zhvilluar dhe për të qenë pjesë e proceseve të rëndësishme të jetës së Gjilanit që nga viti 1600 e deri më sot.

 

“Ardhja e vëllezërve tanë këtu, e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Yıldız, e ministrit, Yakcilar, ambasadores, Kilic, zëvendës ministrit Kader Hysein, bashkqytetarëve dhe shumë personaliteteve tjera me rëndësi na bënë krenar për të ecur bashkërisht përpara. Natyrisht që viti 1920, fillimi i parlamentit Turk dhe shënimi i datës 23 prill, neve na nderon, sepse historia e Gjilani, që tash nuk është e lidhur me vitin 1800, por, që nga viti 1600, kur komuniteti shqiptarë e turk në Gjilan, kanë bërë ndërtimin e “Atik” xhamisë”, ka thënë kryetari Haziri.

 

Ai ka thënë se historia e qytetit të Gjilanit nuk ndahet ne shqiptarë e turq, sepse ata kanë qenë vëllezër të një gjakut, të pa ndarë në asnjë pjesë të jetës dhe bashkërisht kanë ndërtuar edhe qytetin e Gjilanit.

 

Kryetari Haziri ka thënë poashtu se kontributi i tyre, për lirinë e Kosovës, të Gjilanit për zhvillimin ekonomik dhe të gjitha të mirat që ne sot i gëzojmë janë të përbashkëta, nuk ndahen dhe janë pjesë të përbashkëta të historisë së rrugëtimit tonë.

 

Nga ana e tij ministri Yakcilar, zv.ministri, Yıldız dhe ambasadorja Kilic, kanë uruar të gjithë qytetarët e komunitetit turk dhe gjithë qytetarët e Gjilanit, për punën e bërë për trajtimin që bëhet dhe për zhvillimin e përbashkët që ndodh në kuadër të zhvillimit të vendit dhe shoqërisë në përgjithësi.

 

Yildiz ka thënë se Kosova është në zemrat e turqëve, është pjesë e fuqishme e politikës së jashtme të Turqisë duke spikatur se vendi i Kosovës është anëtarësimi në bashkësinë ndërkombëtare, në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike.

You Might Also Like