Si rezultat i punës së palodhshme të strukturave të AAK-së në Gjermani, që udhëhiqen nga Ukë Blakaj, kryetar sot është formuar Nëndega e AAK-së në München.
Kryetar i kësaj nëndege u zgjodh Dardan Nitaj, nënkryetar Naxhat Azemi, nënkryetar Petrit Foniqi, sekretar Valon Mavraj, arkatar Beqir Demhasaj, arkatar Afrim Bytyqi.
Në Kuvendin zgjedhor morën pjesë gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, kryetari i Degës së AAK-së për Bavari, Selim Hoti, si dhe aktivistë dhe simpatizantë të AAK-së.
Ukë Blakaj, kryetar i AAK-së për Gjermani gjatë fjalimit të tij ka theksuar se duke besuar në vizionin politik të kryetarit Ramush Haradinaj, lider i dëshmuar në luftë dhe në paqe, AAK-së në Gjermani, i janë bashkuar një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve, në mesin e tyre njerëz të suksesshëm në biznes e në fusha të tjera, disa nga të cilët tashmë kanë investuar në Kosovë, e disa të tjerë kanë projekte konkrete për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ndër të tjera, Ukë Blakaj ka vlerësuar se Kosovës dhe qytetarëve i duhet Ramush Haradinaj kryeminstër.
“Vetëm me Ramush Haradinajn kryeministër, Kosova do të jetë sigurt dhe do të ketë të ardhme evropiane”, ka thënë Ukë Blakaj, kryetar i AAK-së për Gjermani.