SC Drita këtë të shtunë do të ketë një udhëtim të vështirë në Prizren, ku do të përballet me Lirinë e rikthyer në Superligën e Kosovës. Klubi prizrenas, në javën që shkoi pati punë të vështirë me Ballkanin, ekip nga i cili humbi me rezultat minimal 0:1. Drita, që edhe sivjet pretendon titullin kampion, pasi ka mposhtur Llapin në shtëpi me rezultat 2:0, me plot optimizëm udhëton në Prizren dhe edhe atje pret fitore.
Të gjitha të dhënat na bëjnë me dije se takimi më interesant i ditës së sotme pritet të zhvillohet në Prizren, ku Liria e pret Dritën në stadiumin “Përparim Thaçi”. Ndeshja nis në ora 17 dhe do të drejtohet nga treshja e gjyqtarëve: gjyqtar kryesor: (Alban Shala), asistentët (Arbnor Bullatovci, Gëzim Mehmeti), gjyqtari i katërt (Isak Ceroviku), VAR (Bardh Ajeti), A-VAR (Drilon Rexhepi)./kryelajmi.com/.