Libri

Mos na zërë në gjumë Shën Gjergj

Mehmetali Rexhepi –

 

spërkatej me degë gjethesh të lagura

të mos e zërë gjumi i moshës madhore të gjetheve

t`i kundrojë si veshën skeletet e drunjve pemëve lisave

veshe trungun tënd me fletët e gjeometrisë së blertë të mendimit

ngrehu mbrehu rrëmbeje shndërroje në penë vetëtimën e rrufesë

kur të shkruash le t`i dalë shkëlqimi ngjyrës

bubullimat le të rrëshqasin joneve të zjarrit

në kulmin e kulmit të kurmit vrapit

zë në thua të fërkimit tepria e mllefit

frerët e rrezeve ngasin kuajt e padukshëm të jonizuar

kush hyri ndërmjet atij vringëllimi hidhërimi i ndeshjes i godet

të gjitha delet e kopesë pa sherre dhe vardisja e gjarprit

edhe vetë rrapi i radhës së mashtruar

gjeniu shtjelloi deri në thinja relievit nga ndërdyja

fushave të mbërthyera mëtoi gjithësisë të notojë

pos yll-kaltrës tij askund peshë as florinj

tori e tori mbështolli e u mbështoll

në perin e qepjes së urtisë dhe tha

e madhërishmja e papërmbajtshmja rrufe

çerdhen e zjarrmisë tënde në djersë e ke

humbja e gjumit e pikasi shkasin

nga Kalorësi i Pestë i Apokalipsit të Mirko Gashit

 

¬

e bekuara e tmerrshmja e shkrepshmja rrufe

vetëtima uverturë risish e poemës të stinës së re

s`verbojnë krismat tua as shurdhojnë

burra të shpifur lakmitarë zhgualli të pathyeshëm

palcën prej qelqi t`ia lëmë sedrës së frikës

mençurinë intuitës le ta zërë në gjumë

t`ia lagë barotin e ta vë nën fre

prej qielli ta zbres të varroset në dhe

 

¬

o Zot mos na gjuaj me gurë prej kozmosi

prore le të rrjedh shiu të mos i dalë tymi

margaritar i lëngshëm rigon mallëngjimi

i Shën Gjergjit

Gjilan, maj 2013

You Might Also Like