Njësia Sektoriale dhe Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan ka mbajtur një ligjëratë me temën “Siguria në Komunikacion” me nxënësit e klasave I–V të shkollave fillore “Bajram Curri” në fshatin Shurdhan dhe “Agim Ramadani” në fshatin Zhegër.
Gjatë ligjëratës, nxënësit janë njoftuar me rregullat themelore të trafikut, rëndësinë e respektimit të tyre dhe sjelljet e sigurta në rrugë. Përveç pjesës teorike në klasë, së bashku me zyrtarët policorë është zhvilluar edhe pjesa praktike, ku nxënësit kanë praktikuar mënyrën e sigurt të kalimit të rrugës, respektimin e shenjave të komunikacionit dhe rregullat bazë për këmbësorët në trafik.
Ky aktivitet është realizuar me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve për sigurinë në komunikacion dhe rëndësinë e kujdesit në trafik, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore.




