Ndihem tejet i lumtur që më në fund po marrin fund problemet pronësore që datojnë që nga vitet e paraluftës në qarkoren e vjetër të qytetit.
Në mbledhjen e 19-të të Qeverisë Qeveria Kurti III, është votuar shpronësimi i këtyre pronave, ku qytetarët të cilëve u është marrë prona do të kompensohen, duke i hapur kështu rrugë Komunës së Gjilanit për realizimin e projektit për zgjerimin dhe modernizimin e kësaj zone.
Dua ta falënderoj përzemërsisht Kryeministrin Albin Kurti, ish-ministrin Liburn Aliu, ish-ministrin Hysen Durmishi, si dhe ministren Fitore Pacolli për mbështetjen e parezervë, pavarësisht të gjitha sfidave që kanë qenë gjatë këtij procesi.
Me këtë vendim, Komunës së Gjilanit i janë kursyer së paku 20 milionë euro nga vendimet gjyqësore për shpronësim


