Nexhat Rexha
SHTRESËZIMI NË RUAJTJE TË KOMPAKTËSISË
Ibrahim Hyseniꓽ Amaneti i brezave mbi supet e Hysen Zhujës , Botoi “Beqir Musliu” 2026,fq.345.
Teoria e jetës dhe teoria e të bëmave konfigurojnë në arealin e kohëve, si faktorizim dhe si ruajtje të shpirtit njerëzor, këto ndërveprime kalojnë nëpër fatet e shoqërive përmes alternativave të rrethanave globaliste.
Në këto vlime politike e shoqërore me përcaktim të një rrethane historike njeriu dhe fati i tij shënojnë etikën e shpirtit të tij, përmes sakrificës dhe qëndresës shpirtërore, të cilat tejkalojnë situatat më të komplikuara në krijimin e rendeve shoqërore nëpër luftërat botërore
Po këtë fat të krijimit të një rendi të ri botëror e patën edhe protagonistët në romanin “Amaneti i brezave mbi supet e Hysen Zhujës “, i Ibrahim Hysenit.
Në realitet jeta dhe veprat e protagonistëve të këtij libri, janë realiteti i kësaj periudhe historike,.është vetë jeta dhe fatet që kalojnë nëpër këta binarë me rreshtimet e dëshiruara dhe rreshtimet përmes përcaktimeve nga më të komplikuarat.
Romani i Ibrahim Hysenit, trajton momente kyçe të historisë dhe luftës në tokat tona. Periudha e trajtueshmërisë në vepër është e njohur, si pjesë e historisë së shkruar dhe si pjesë e kujtesës historike e ruajtur në memorien e breznive.
Autori i librit ,ka zgjedhur pjesë të historisë njerëzore, të cilat kanë lidhur bashkëveprimet në rrugëtimet e luftërave nëpër periudha nga më të rëndësishmet në historinë e njohur shqiptare..
Mirëpo, përqëndrimi konkretizues i ngjarjeve në vepër është lidhja dhe përcaktimi i ruajtjes së breznive në kapërcyllin e luftërave vendimtare për fatin e popullit shqiptar. Ngjarjet e veprimet nëpër ndodhitë e këtyre luftërave, kanë bartur e ruajtur qëndresën dhe rolin e njeriut të kësaj treve autoktone. Autori në mes jetës dhe ekzistencës së tij, ka ndërlidhur narracionin përmes rrëfimeve të protagonistëve , të cilët janë bartësit kryesor të këtyre kohëve.
Koha dhe njeriu në këtë roman kanë shtresëzimet e veta, si relikte të ruajtura, gjithnjë duke krijuar vetëdijësimin e të ardhmes së tij.
Romani ka shtrirje të gjera në rrafshin tematik, sepse periudhat kohore janë ato që kanë krijuar lidhjet e veta përmes ruajtjes së popullit në trollin e tyre
Në vepër autori ka ndërlidhur ngjarjet përmes narratorit, i cili ka krijuar galerinë e personazheve ,si spontanitet dhe realitet i pranueshëm në rrëfimet e tyre. Kryepersonazhet e romanit janë bartës të kopaktësisë së krijuar nëpër brezniꓽ Barahim Zhuja dhe Hysen Zhuja, në realitet janë hallkat më të rëndësishme të këtij romani, ata bartin në vete të gjitha ndërgjegjet e jetës së tyre. Ata identifikojnë vendlindjen e tyre, ata identifikojnë fatin e të ardhmes së tyre për unifikim të tërësisë kombëtare..
Shtëpia e Barhim Hysenit ishte ndërtuar pran Kroit të ëmbël, e pranë lisit ku mjalti i bletëve kishte krijuar edhe shijen e ujit për këtë familje. Kroi i ëmbël krijoi edhe jetën e emërtimit të tij, si realitet dhe si legjendë. Në këtë ambient u lindën edhe pjesëtarët e familjes Hyseni në fshatin Zhujë, aty brezat krijuan identitetin e tyre përmes shijes së ujit rrënjë lisit të ahishtes e shuarjes së etjes me ujin e ëmbël. Etja dhe fjala në këtë familje lidhin kohët dhe fatet e breznive për ditët që vinin. Në realitet Uji-Lisi- Jeta dhe Fjala kanë krijuar metaforën më sublime të kësaj shtëpie atdhetarësh..
Luftërat e Skënderbeut dhe luftërat tjera si Lidhja e Prizrenit e ngjarje tjera, ishin burim frymëzimi i bisedave në odën e Brahim Zhujës.
Kush ishte Brahim Zhuja dhe Hysen Zhujaꓽ
Ky djalosh ishte Brahim Zhuja, i cili shkollimin e kishte filluar. në Vrajë, por nga atje ishte larguar pasi autoritetet e shkollës kishin kërkuar nga nxënësit të deklarohen si serb, nëse donin të vazhdonin mësimet. Zemra e re e tij nuk pranonte një gjë të tillë, andaj zgjedhja e tij ishte, më mirë pa shkollë se pa dinjitet.Babai i Brahimit, Hyseni e donte shkollimin dhe dërgoi djalin e tij për shkollim nëꓽ Shkup, Selanik dhe Stamboll. Brahimi fliste pesë gjuhë të huaja, zotëronte njohuri të gjera shkencore . Njohja me botën dhe dëshira e madhe për lirinë e atdheut, bëri që Brahim Zhuja,krijoi lidhje miqësie me figurat e kombit, si meꓽ Hasan Prishtinën, Isa Boletinin.e tjerë.
Familja, Hyseni në Zhujë ka bartur në vete transformimin e brezave, duke ruajtur ide të vazhdueshme kombëtare për liri, në të gjitha etapat kohore. Karakteri i Brahimit ,e djalit të tij Ramës e Hysenit e bën veprën më të qartësuar, sepse në shtëpinë e tyre u krijua fenomeni i transmetimit në formimin e personaliteteve ,si përceptim më të ndjeshëm e për të kompletuar çështjen kombëtare. Ata trashëguan nga brezi në brez respektimin e tyre ,si figura të dashura dhe të respektuara te masat e gjera popullore. Mbrojtja e nderit në familje dhe edukata e formuar në familje e shkollim ,bëri që të ruhet nderi e virtyti kombëtar,,kur Brahim Zhuja reagon dhe likuidon Mydyrin turk që vepronte në ato vite në këtë pjesë të Dardanisë, ishin këto vite kur mbrohej flamuri në betejen e Deçiçit dhe vinin ditët për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisëꓽ”Brahim Zhuja kishte marrë statutin e delegatit dhe kishte ftesë që në Shkup do ta shpallnin Pavarësinë”, ai shkoi në Shkup por Pavarësia mbeti peng për muajin tjetër..
Pastaj Kulla e Brahim Zhujës ishte bërë takim e kuvend i marrjes së vendimeve për luftë e liri, dituria e tij ,tani kërkonte të shpaloste ide nga fusha e teologjisë, filozofisë dhe historisë, sepse ai në këto fusha zotëronte njohuri të thella. Ai gjithnjë i jepte përparësi Flamurit kuq e zi, atdheu dhe liria , ishin orientimet e tija të pashtershme për vendin e tij. Dituria e tij sikur mori rolin e edukatorit në takimet me burrat e asaj kohe, ai gjithnjë fliste për Kanunin e Lekë Dukagjinit, rolin e tij në fjalën e thënë kishte peshën e njeriut të ditur, atë e vlerësonin të gjithë ,sepse njeriu dhe historia kanë lidhur fatet e vendit të tyre.
Periudha mes dy luftërave botërore krijoi një tjetër kapitull për fatin e popullit shqiptar. Oda e Brahim Zhujës alarmoi këtë frymë politike që e bënte politika e Beogradit. Ai rrëfente histori dhe legjenda nga lashtësitë, për të rrënjosur tek gjenerata e tij të ardhmen e kombit, sepse aty ishte shpirti i këtij vendi.
Ai konfirmonte se konferencat e ndryshme kanë krijuar fatkeqësi për ne, dhe ne duhet t`i japim shpirtin e brezave në ruajtje të krijimit dhe të ndërtojmë të ardhmen për bashkim kombëtar. ”Shkombëtarizimi dhe shpërngulja e popullsisë shqiptare u kthyen në strategji të mirëfilltë shtetërore, që nga Kosova e deri në Maqedoninë Perëndimore. Kjo nuk është rastësi, por vijimësi e një politike të planifikuar me kujdes, ku diplomatët e Beogradit, në heshtje ndërtuan themelet e spastrimit të heshtur”
Në këtë frymë atdhetare u kalit edhe personaliteti i Hysen Zhyjës, ai kishte talent dhe zgjuarsi, kishte zë premtues për një epokë që vinte. Në këto komunikime Brahim Zhuja , depërtonte në njohje e përjetime nga diskursi i traditës së rrëfimit , ai zhvillon e ndërton intelektin, vetëm për t`i dhënë kuptim më të thelluar kopamtësisë së konkretizimit nëpër brezni. Në këtë shtrirje kohësh, ngritej bota e formimit për vetëdijësim të pasardhësve, ata krijonin mundësi për formimin e personalitetit të njeriut, kështu e ardhmja mund të ndryshoj rrjedhën e luftës për liri.”.Brahimi ngriti kokën dhe sytë i ndriquan kur pa djaloshin mbi kalë ishte i biri i tij Hyseni, i veshur me kujdes, i mbushur me rini e krenari, ai ngjante si një figurë që kishte dalë nga një endërr prindore… Po babë, edhe unë po përpiqem ta mësoj sa më mirë -që ta ndjejë fytyrën time në çdo hap.”
Në këto ballafaqime e meditime, heroizmi i Hysenit shihej në sytë e babit të tij. këto reflektime sajojnë plot energji e urata për pasardhësin e tij. Këto reflektime janë vetë ëndrra dhe dëshira e heroit për të mundur dhunën dhe robërinë. Kështu, edhe krijohet bota e të ardhmes përmes identitetit me bindje se marrëdhëniet krijojnë idealin dhe i japin shtytje ndjenjave me veçantit të tyre. Këto përgatitje e pritje për të ardhmen e lirisë , qëndronin gjithnjë të pranishme, sepse oda e Brahim Zhujës priste figura nga më të ndryshmet, Ai komunikonte me miqtë e tij ,si meꓽ Mulla Idriz Gjilanin, Muharrem Fejzën, Syë Zarbicën, Lam Shahiqin, Mumin Jakupin, pastaj me oficer e vullnetar, si.ꓽ Shefqet Bylykbashin, Nazmi Budrikën, Demir Korçën, Gjon Martini e shumë të tjerë. Në këto kohë kishte ardhur edhe Fadil Hoxha në Hogosht, në cilësinë e mësuesit, po ai zhvilloi aktivitet në përhapjen e komunizmit.. Mirëpo lufta e Kikës- Velegllavës, më 26 korrik 1944, ngjalli shpresën se përmes krismave të fuqishme të një ushtrie ishte kushtrimi për liri. Hysen Zhuja ishte njëri ndër ata që krisma e tij jehoi e tundi këto male.. Pastaj lufta e Gjilanit , Lufta e Bujanocit, Ushit në Breznicë, e shumë beteja tjera të kësaj ane e të Kosovës.
Në kapitullin e katërt, autori përshkruan ngjarje dhe skena për Ripushtimin e serb të Kosovës. Takimet me Mulla Idriz Gjilanin, Sylë Zarbicën e shumë të tjerë, nuk i ndalën krismat e tyre, mirëpo, shihej se përfundimi i kësaj lufte përfundoi , si në tërë Kosovën edhe në këto pjesë me humbje. Dhe tani jeta e tyre ndryshoi, ata qëndruan me shpresë se do të krijohen rrethana të reja për një organizim tjetër. Hysen Zhuja qëndronte në male për t`u mos u dorëzua. Mirëpo, vrasja e Muharrem Fejzës, Sylë Zarbicës e shumë të tjerëve të jepnin për të kuptuar se ardhja e partizanëve vazhdoi me vrasje dhe persekutime e burgosje të shumë luftëtarëve të lirisë.Në këto rrethana të reja okupuese, shtëpia e Hysen Zhujës ishte në shënjestër të partizanëve, Ata e kërkonin Hysen Zhujën, duke mos e zënë atë , ata maltretojnë deri në alivanosje anëtarët e familjes e sidomos vëllain e tij Ramën. Kur ata nuk arrinin të gjenin Hysenin, filluan të plaçkitnin çdo gjë në shtëpinë e Hysenit. Sa kalonte koha e dhuna shtohej, Hysen Zhuja nuk dorëzohej, ai qëndronte stoik në male me shpresë se do të vinin ditë më të mira…Përfundimi i luftës soli dhunë e tmerr për popullatën shqiptare. Për të rikthyer elaboratet e më parëshme serbe për shpërnguljen e shqiptarëve, si dhe ngjarje e skena tjera .Në këto realitete Hysen Zhuja e trima tjerë qëndronin në male ,për t`u mos u dorëzua.
Ibrahim Hyseni në roman, ka paraqitur personazhe të shumta, të cilët janë artikulues e mbrojtës të kësaj lufte. Në këtë galeri personazhesh, paraqiten portretizime të personaliteteve qëndrestare të kësaj lufte për liri. Dhuna dhe diktatet e shtetit okupues serb në Kosovë, nuk ndalonin represionin e tyre, duke përdorur metoda nga më të egrat, ato në kontinuitet vazhdonin qëllimet e politikës serbe kundër popullatës shqiptare Në faqet e këtij romani lexuesi i vëmendshëm do të njihet nga afërsia me shumë ngjarje e heroizma të personaliteteve të kohës. Njëkohësisht ngjarjet e kësaj lufte kanë të përshkruara rolin dhe imazhin e shumë personaliteteve dhe lokalitete të kësaj treve, si dhe angazhimi dhe roli i femrës në familje në këto kohë të vështira është faktografi e ruajtjes së qenies sonë kombëtare.
Romani i Ibrahim Hysenit në brendi të tekstit ofron mundësi për njohje të reja të kësaj periudhe të Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore. Romani, mund të lexohet mbi këto vlera të dokumentuara, si.ꓽ kronikë e ngjarjeve, si biografi, autobiografie; dhe si përjetime të shumë skenave të pathëna gjer më tani. Këto janë skena e situata që kanë bartur fatin mbi kurrizin e ndërgjegjes së çdo protagonisti në vepër, të cilët krijojnë jetëshkrimin e tyre përmes kryeprotagonistëve . Brahim Zhuja dhe Hysen Zhuja,si dhe përmes shumë protagonistëve e ngjarjeve që pasqyrojnë botën reale të kësaj periudhe.
Rëndësia e kësaj vepre është me peshë të madhe, sepse shumë ngjarje dhe përjetime të kësaj lufte, kanë qenë të panjohura për lexuesin .Ndërkaq, Ibrahim Hyseni, i ka mundësuar lexuesit të sotëm të shpalosë e të kuptojë se historia njerëzore sado që vonon ajo një ditë, rikthen kujtesën, kohët e mbuluara nga pluhuri i diktateve sunduese.
Romani “Amaneti i brezave mbi supet e Hysen Zhujës”, vjen me skalitje burimore, afirmative për heronjtë e kësaj periudhe historike. Është mëse e rëndësishme të kuptohet se protagonistët e përmendur në vepër, bartin mbi vete ngjarje dhe përjetime reale të kësaj lufte, të cilat janë dëshmi të ndodhive dhe si të këtilla ato shpalosin verdiktin e njeriut tonë .
Romani artikulon mesazhin testament si dedikim i ruajtjes së një shtresëzimi të kompaktësisë nga origjina në zanafillë. Kështu ,brenda tekstit ruhen raportet kohore ,si vlerë njerëzore, qytetëruese për të prekë nga afërsia figurat model brenda këtij libri.
Gjilan, më 14 maj 2026



