Të shtunën ka filluar asfaltimi i rrugës në fshatin Burincë të Gjilanit shkruan Radio Star.
Në fillimin e asfaltimit të rrugës, ishin të pranishëm edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me stafin e tij, të cilët e kanë parë nga afër fillimin e asfaltimit të rrugës.
Me këtë rast, kryetari Hyseni, përmes një statusi në “Facebook”, ka thënë se po punojmë për infrastrukturë të re dhe të qasshme për të gjitha fshatrat.