Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, nga e enjta ka nisur takimet intensive të strukturave të saj, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve dhe Forumin e Gruas e atë të Rinisë.
Kryetari i degës së LDK-së, njëherit edhe i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka udhëhequr këto takime, ka falënderuar strukturat e LDK-së për entuziazmin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm, duke thënë se ky mobilizim tregon qartë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalë bindshëm partia e parë në Gjilan dhe në mbarë Kosovën, në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit.
Kryetari Haziri tha, poashtu, se LDK është unike me përbërje të gjithëpërfshirëse, e hapur për kuadrot e reja dhe me përfaqësim dinjitoz.
Strukturat e Lidhjes Demokratike e Kosovës kanë shfaqur zotimin se për angazhim 24 orë deri në fitoren e madhe, për të vazhduar implementimin e projekteteve të mëdha të nisura nën qeverisjen e LDK-së, duke ia bërë qytetarëve jeten e dinjitetshme, në të gjitha aspektet.
Gjithashtu, në takimin e sotëm, LDK e Gjilanit ka përshëndetur vendimin e shpalljen e tenderit për ndërtimin e Autostradës, e cila ka rëndësi jetike në zhvillimin ekonomik të Gjilanit dhe regjionit lindje.
Në fund të takimit u tha se LDK është e vetmja parti e shpresës dhe e besës për qytetarët e Republikës.