Anëtari i kryesisë së AAK-së, dega në Gjilan e diasporë, Ilmi Mustafa, i ka uruar gjithë shqiptarëve festën e flamurit në 111 vjetorin e shpalljes së Pavarasisë së Shqipërisë. Poashtu, Mustafa ka uruar edhe ditëlindjën e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit. Në urimin e Mustafes ndër të tjerat, thuhet: Muaji Nëntor është muaji i shqiptarëve. Është muaji i Skenderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Adem Jasharit e UÇK-së. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.
Tani me shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar sepse historia ka treguar se vetëm të bashkuar mund ti arrijmë qëllimet tona. Poashtu, në këtë ditë urojë edhe ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, dhe kujtojmë datën historike kur UÇK doli për herë të parë publikisht, në vitin 1997 në varrimin e mësuesit Halit Geci në Llaushë të Drenicës”.