Të kuqët e Klopp-it nuk arritën t’i marrin pikët e plota sot në shtëpinë e tyre. Edhe pse dominuan gjatë tërë ndeshjes, Liverpooli nuk arriti ta dënonte një Manchester United të plagosur nga lëndimet e shumta. Edhe pse nuk patën shumë raste shënimi, duhet të vlerësohet paraqitja e mirë e mbrojtjes së Manchester United dhe sidomos të veçohet performanca e portierit të “djajve të kuq”, Andre Onana. Ndeshja përfundoi me rezultat pa gola, 0-0.
Diçka që nuk mundi ta bënte Liverpooli, e bënë Arsenali e Aston Villa. Arsenali mposhti në shtëpi Brightonin me rezultat 2-0. Golat e Gabriel Jesus e Kai Havertz ishin të mjaftueshëm që ta ngritnin Arsenalin në krye të tabelës. Përveç Arsenalit, edhe Aston Villa arriti që ta vazhdonte formën e tyre të mirë. Aston Villa e la punën ta kryente në pjesën e dytë. Në pushimin midis pjesëve u kthyen në zhveshtore duke humbur e në fund të lojës shkuan si fitues. Goli në minutën e 85-të nga sulmuesi Watkins, ishte goli i cili bëri përmbysjen e rezultatit për Villën. Rrëshqitjen e djeshme të Pep Guardiolës, Arsenali e Villa e shfrytëzuan në mënyrën më të mirë, e Liverpooli ishte tregim tjetër.
Tabela e Premier League-së: 1.ARSENAL 39 pikë. 2.LIVERPOOL 38 pikë. 3.ASTON VILLA 38 pikë. 4.MANCHESTER CITY 34 pikë.