Gjilan, 27 shkurt 2024 – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ka pranuar donacion tre pako me veshmbathje për profesionistët shëndetësorë nga bashkatdhetari nga Zvicra, Agron Islami, nëpërmjet SWAN Isotopen AG Bern.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, Doruntina Hasani, e ka falënderuar Islamin për këtë donacion, duke thënë se është mbështetje e madhe për profesionistët shëndetësorë.
“Diaspora jonë, vlerë dhe mbështetje e vazhdueshme për qytetarët dhe institucionet tona!”, është shprehur veç tjerash Hasani.