🏐 𝗥𝗔𝗜𝗙𝗙𝗘𝗜𝗦𝗘𝗡 𝗦𝗨𝗣𝗘𝗥𝗟𝗜𝗚𝗔 𝗔
Play-OFF • Gjysmëfinalja 2
KV Drita 3️⃣➖2️⃣ KV Peja
Drita e regjistroi të enjten, fitoren e parë në përballjet direkte me Pejën.
Falë kësaj skuadra gjilanase, arriti të ruajë shpresat, për kualifikim eventual në finale të Play-off.
Pas humbjes në Pejë gjatë fundjavës së kaluar, Drita ka gjetur energjinë, që serinë me Pejën, ta dërgojë në ndeshjen e tretë, njëherit përcaktuese për biletën e finales.
Kjo është vetëm humbja e dytë e Pejës gjatë këtij edicioni, e para në Play-OFF.
Fituesi i duelit Peja-Drita, takohet në finale me Skënderbeun.
🔗 Statistikat e ndeshjes
https://fvkos-web.dataproject.com/MatchStatistics.aspx?mID=727&ID=38&CID=44&PID=0