Sportet me dorë

Ceren Sülbiye Yılmaz nga Turqia, përforcim i ri i KV Drita

 

 

KV DRITA fillon të kompletojë ekipin. Lojtarja nga Turqia Ceren Sülbiye Yılmaz i bashkohet ekipit bardh e kaltër nga Gjilani, ka thënë Lorik Ilazi, kryetrajner i KV Drita, sipas të cilit lojtarja turke vjen te KV DRITA – Femrat falë bashkëpunimit që kanë me ekipin e superligës Turke PTT Spor, shkruan kryelajmi.com

“Ceren nga tani do të jetë pjesë Dritën tonë duke falënderuar ekipin PTT Spor dhe ekzekutivin Burak Yamuç, për gadishmërinë për bashkëpunim”, tha Ilazi dhe shtoi se  Ceren ka përfunduar kompletimin e transferit dhe nga tani do të ketë pjesë KV Drita, me të njëjtat qëllime që të fitojnë çdo trofe të mundshëm dhe të vazhdojë dominimin e Dritës në Superligën e Kosovës dhe Ligën “Gjergj Kastrioti”.

Ceren Sülbiye Yılmaz luan në pozitën e bllokeres, ajo ka një moshë të re, është e lindur në janar të vitit 2005 dhe ka një karrierë të pasur në ekipet turke e po ashtu edhe ne Superligën Turke.

Kariera e Ceren Sülbiye Yılmaz:

2015-2019 – Bursa TVF, Türkey

2019-2020 – Vakifbank Spor Kulubü, Türkey

2020-2023 – Yeşilyurt Türkiye

2023 – Lima Spor Kulübü

2023 – …. -KV DRITA

Kryelajmi.com

 

You Might Also Like