Me datën 21.05.2024 rreth orës 08:30 policia e Kosovës njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Kamenicë, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kanë realizuar një urdhër kontroll të lejuar nga Gjykata Themelore Gjilan –dega ne Kamenicë në kërkim të dëshmive për një rast “Vjedhje e rëndë” ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit S.M. (1962) është gjetur një Revole me një karikatorë dhe tetë (8) copë fishekë të kal 9mm ku janë konfiskuar me dyshimet se e njëjta armën dhe municionin i dyshimti ishte duke i mbajtur në pronësi, (pa leje valide për posedim).
I dyshuari S. M. Është intervistuar ne prezencë te avokatit mbrojtës.
Arma dhe municioni sekuestrohen si prova materiale për gjykatë.
Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshimtit ngritët kallxim penal “ Mbajtja ne pronësi ,kontroll ose posedim te paautorizuar te Armëve” dhe procedohet ne Prokurori në të Shtetit .