Gjilan

Hyseni: Mbështetje rekorde për fermerët – 1.5 milionë euro 

Po vazhdon mbështetja e fermerëve të Gjilanit nga komuna, me qëllim të zhvillimit të bujqësisë.
Në kuadër të përkrahjes është bërë edhe shpërndarja e 72  motokultivatorëve për fermerët e Komunës së Gjilanit.
Dhurimin e tyre e bënë kryetari Alban Hyseni dhe drejtori për Buqësi dhe Pylltari Bajram Isufi.
“72 motokultivatorë me vlerë rreth 90 mijë euro, janë ndarë sot për fermerët përfitues”, tha Alban Hyseni.
I pari i komunës, tregoi se  me këtë projekt po vazhdon mbështetja rekorde e fermerëve të komunës sonë.
Më tej kryetari i Gjilanit, tha se gjithësej nga 2023 deri me këtë projekt, janë mbi 1.500.000 euro, të ndara për fermerët tanë.
Hyseni, premtoi se këtë vit do të ketë po ashtu shumë projekte të reja e inovative.
Ndërsa Bajram Isufi, drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se në kuadër të planit të punës për këtë viti bënë edhe shpërndarjen e 72  motokultivatorëve për fermerët.
Më tej ai shtoi se këto pajisje do të kenë ndikim dhe lehtêsim për bujqit në kryerjen e punëve.
“Ne do të jemi gjithmonë afër fermerëve, për t`i përkrahur ata me të gjitha kapacitetet”, tha Bajram Isufi.
Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, theksoi se janë të përkushtuar që të ndihmojnë fermerët dhe se do të vazhdojnë me subvencione tê formave të ndryshme.

You Might Also Like