Futboll

Gjilani merr ish-sulmuesin e Dritës

SC Gjilani ka marrë ish-sulumesin e Dritës, Albin Prapashtica me të cilin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Lajmi është është konfirmuar nga zyrtarë rë SC Gjilani dhe angazhimi i Albin Prapashticës konsiderohet goditja më madhe e SC Gjilanit në afatin kalimtar të verës, që tashti udhëhiqet nga Ardian Nuhiu.

Prishtinasi së fundmi ishte pjesë e Dritës, derisa ishte ndër më të kërkuarit në Kosovë dhe Shqipëri. Mësohet se për Prapashticën ishin të interesuara edhe Ballkani, Prishtina, Vllaznia e Shkodrës, Partizani dhe Skënderbeu, por ai vendosi për kuq e bardhët./kryelajmi.com/.

You Might Also Like