Futboll

FC Drita “dërmoi” Feroniklin ’74

Drita ka vazhduar me ndeshje të mira në fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri.

Gjilanasit kanë zhvilluar ndeshje miqësore në udhëtim te Feronikeli ’74 në Drenas, duke shënuar fitore me rezultat të thellë 0-4.

Sulmuesit e Dritës kanë shfaqur formë të lartë, duke shënuar të gjithë golat.

Blerim Krasniqi realizoi të parin, derisa Veton Tusha u përkujdes për 0-2.

Top sulmuesi Arb Manaj u përkujdes për të shënuar dy gola të tjerë për rezultatin përfundimtar 0-4. /Gazeta Olle/ 

You Might Also Like