Futboll

Një lojtar nga Afrika për herë të parë do të mbroj ngjyrat e Vllaznisë së Pozharanit

Sikur edhe shumë skuadra tjera të Kosovës të rangjeve të ndryshme e veçmas ato të Supërligës ashtu edhe të Ligës së parë, të cilat kanë përforcuar klubet e tyre me lojtarë të ndryshëm me qëllim që të jenë sa më të përgatitur për fillim të kampionatit të  sapofilluar edhe Vllaznia e Pozharaanit anëtare e Ligës së parë të Kosovës ka angazhuar prurje të reja.

E njëri nga këta është edhe një lojtar me ngjyrë që do të mbroj ngjyrat e Vllaznisë  është edhe sulmuesi 20 vjeçar Kutllo Thobega i cili ka ardhur nga Botcuana, shtet ky afrikan.

Ne patëm rastin që të bisedojmë më këtë lojtar cilësor dhe që sipas zyrtarëve të klubit pozhranas do të jetë një  lojtar që do të ndihmon shumë sulmin e skuadrës. Bisedën më këtë lojtar na e mundësoi edhe kolegu i tij Musli Lika, i cili gjithashtu në Vllazni erdhi nga KF Shkupi nga Maqedonia Veriore. Ai na ndihmoi në përkthim nga gjuha angleze për çka e falënderojmë shumë. Duke folur rreth angazhimit të tij në Vllazni, Kutllo, tha se vjen nga Botcuana  nga klubi i atjeshëm Gilport Lions  që garon në Ligën e parë dhe se në Kosovë përkatësisht në Vllazni ka ardhur për herë të parë dhe sipas tij me klubin e Vllaznisë ka nënshkruar kontratë  njëvjeçare.

”Unë jam i lumtur këtu edhe pse vije nga një shtet i largët dhe këtu jam pritur shumë mirë si nga udhëheqësia e klubit ashtu edhe nga lojtarët si dhe tifozeria klubit” ka thënë Kutllo. Stërvit me skuadër rregullisht dhe kujtoj se në ushtrime jam shumë i angazhuar dhe dëshiroj që të jemë pjesë e skuadrës së parë dhe të arrij të zë vend në skuadrën e parë dhe që me golat  që shpresoj të shënoj do të ndihmoj skuadrën për të arritur pretendimet që ka.

Unë jam një lojtar tipik sulmues në krahun e djathtë. Tutje ai shprehet se  për shkak të disa pengesave teknike nuk është angazhuar në ndeshjen e parë të Vllaznisë me Ferizajn në ndeshën e parë por se shpreson se në ndeshjet e radhës do të jetë pjesë e skuadrës. Kutllo ka fjalë të mirë edhe për bashklojtarët e tij të cilët si thotë ai me kanë pritur shumë mirë.

Në fund të bisedës ai ka ftuar tifozët e skuadrës që të vijnë për të përcjell ndeshjet e Vllaznisë dhe nuk do të zhgënjehen sepse skuadra do të jetë shumë e fortë në këtë kampionat. E ne  i dëshiruam suksese dhe lojëra të mira atij dhe skuadrës së Vllaznisë. Aziz Zuka

You Might Also Like