Gjilan

Komuniteti bujqësor dhe i arsimit paraqesin kërkesat për planifikimin buxhetor

Kanë vazhduar dëgjimet buxhetore për vitet 2025-2027 nga Komuna e Gjilanit, ku sot janë marrë kërkesat nga komuniteti bujqësor dhe i arsimit.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, ka falênderuar pjesëmarrësit, duke shpresuar se bashkarisht do t’i shtyejnë proceset përpara.
Ajo tregoi se po mbajnê dëgjimet për planifikimin buxhetor për vitet 2025-2027, me qëllim të inkorporimit të kërkesave nga qytetarët dhe punonjësit e arsimit, shëndetësisê, kulturës, bujqësisë, rinisë e fushave tjera.
Drejtoresha për Buxhet e Financa e Komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka, tha se po kalojnë në njê fazë të rëndësishme për dëgjimet buxhetore.
“Me këto dëgjime buxhetore, po tentojmë ti bëjmë aktiv qytetarët me kërkesat e tyre”, tha drejtoresha.
Sipas saj për vitin 2025 janë të planifikuara mbi 39 milionë euro.
“Kërkesat e juaja, do të integrohen në planifikimin buxhetor për vitet 2025-2027”, tha drejtoresha Murati Leka.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, tregon se bujqësia dhe arsimi janë të rëndësishme dhe presim që kërkesat e juaja tê inkorporohen në planifikimet e buxhetit.
Bajram Isufi, drejtor për Bujqësi e Pylltari, tha se në harmoni me planin e punës për vitin 2025, si dhe në harmoni me prioritetet strategjike të sektorit të bujqësisë në Komunën e Gjilanit, kanë hartuar një listë të prioriteteve që komuna dhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka për këtë sektor.
“Do të vazhdojmë të kemi prioritet fermerët e Komunës së Gjilanit, duke kontribuar në rritjen e mirëqenies së tyre në çdo aspekt”, tha Bajram Isufi.
Sipas tij Drejtoria e Bujqësisë, së bashku me kryetarin e komunës Alban Hyseni nga i cili kanë përkrahjen e plotë të gjitha kërkesat që vijnë nga drejtoria do të jenë gjithmonë afër fermerëve, për t’i subvencionuar, trajnuar, këshilluar ata me të gjitha kapacitetet komunale.

You Might Also Like