Gjilan

Haziri i kënaqur që 85 gra gjialanase përfunduan me sukses trajnimin për vetëpunësim

Gjilan, 28 shtator 2017 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të 135 grave e vajzave të reja, ku 85 prej tyre ishin nga Gjilani, pas përfundimit të projektit WoW3.

“Jam i nderuar që 85 gra të Gjilanit kanë përfunduar me sukses trajnimin për vetëpunësim. E falënderoj shumë për mbështetjen USAID dhe zëvendësministren Zogaj-Gashi për inicimin dhe përkushtimin që ky projekt të realizohet në Gjilan. Uroj që të vazhdojmë edhe me projekte të tjera të kësaj natyre”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, ish zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj Gashi, ka theksuar se nga 135 gra dhe vajza të trajnuara nga komuna e Prishtinës dhe e Gjilanit, janë fituar 35 kontrata pune online që janë paguar deri në 700 dollarë.

Ajo pohoi se këto gra dhe vajza të reja janë të përgaditura të konkurrojnë globalisht për punë në web – zhvillim, dizajn grafik, marketing digjital, shkrim- kërkim si dhe futje të të dhënave.

Zogaj Gashi ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, duke thënë se dha shembull duke ndihmuar dhe bashkëfinancuar që projekti të shtrihet edhe në komunën që drejton ai.

You Might Also Like