Drita është eliminuar nga garat evropiane, ku në Play-Off u mposht nga gjiganti polak Legia Varshavë.
Përkundër dy humbjeve 2-0 dhe 0-1, Drita tregoi paraqitje shumë të mirë ndaj Legias, por fati i tyre i keq ishin kartonët e kuq në dy duelet.
Gjilanasit zhvilluan dy ndeshje të mëdha, derisa Valon Zymberi ka thënë se ka qenë një sezon shumë pozitiv në garat evropiane.
Postimi i plotë nga Valon Zymberi:
Mbyllim rrugëtimin në Evropë
Edhe një sezon shumë pozitive në garat evropiane për klubin tonë.
Faza Play Off ishte pengesa e pakaluar për ne përballë një kundërshtari shumë të fortë si Legia Varshava.
Rrugëtimi ynë deri në play off është njëri prej rekordeve tona për këtë vit.
Gjithashtu e mbyllim rrugëtimin evropian si ekipi më i mirë në shqiptari për çka ndihemi krenarë për secilin individë që ka kontribuar në çfarëdo forme në klub, për çka edhe njëherë treguam për ngritjen tonë të vazhdueshme vit pas viti e që na motivonë për të vazhduar e punuar edhe më shumë.
Superliga është vendi prej nga vijmë dhe tashmë fokusi do të jetë plotësisht aty.
Forca DRITA