Gjilan

Takim pune në mes të Policisë në Gjilan dhe Qendrës së Paraburgimit në Gjilanit 

 

Gjilan, 18 shtator 2024 

 

 

Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilani, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi me staf sot me datën 18.09.2024 ka mbajtur një takim pune me z. Rasim Selmani Ushtrues detyre Drejtor i Qendrës së Paraburgimit të Gjilanit me stafin e tij. 

 

Qëllimi i këtij takimi ishte fuqizimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe shqyrtimi i çështjeve të rëndësishme me interes reciprok për këto dy institucione duke u dakorduar  se ky bashkëpunim do të fuqizohet akoma më shumë në të ardhmen. 

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në  mbrojtjen e rendit publik dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me prioritet të veçantë me institucionet e tjera. 

You Might Also Like